Somerville Medical Centre

69 Gorsey Lane, Wallasey, Merseyside, CH44 4AA

Telephone: 0151 638 9333

cmicb-wi.gatekeeperN85024@nhs.net

We're open

Albanian

SHËRBIMI I SHËNDETIT KOMBËTAR
Kjo broshurë shpjegon sesi funksionon Shërbimi i Shëndetit Kombëtar
(ShShK) në MB (Mbretëria e Bashkuar).
Shërbimi i Shëndetit Kombëtar siguron kujdesin shëndetësor në MB dhe
financohet nga mbledhja e taksave. Azil-kërkuesve u jepet e drejta që të
përfitojnë kujdesin e ShShK pa pagesë gjatë periudhës që kërkesa dhe
apelimi i tyre janë duke u gjykuar. Për të marrë ilaçe falas, trajtim dentar,
kontroll të syve dhe syze optike ju keni nevojë për një formular HC2, që jepet
nga Shërbimi Kombëtar i Mbështetjes së Strehimit (ShKMS), ose i
disponueshëm në farmaci.
Asnjë nga njerëzit të cilët punojnë për ShShK, duke përfshirë edhe mjekët,
infermierët dhe përkthyesit, nuk do të japin ndonjë informacion që u përket
juve tek ndonjë person tjetër ose organizatë pa autorizimin tuaj. I gjithë
kujdesi mjekësor është konfidencial dhe nuk ndikon në gjykimin tuaj për
kërkesën për azilin.
Si të marr ndihmë për shëndetin tim?
Nëse jeni sëmurë, ose të shqetësuar për shëndetin tuaj ose për shëndetin e
dikujt tjetër në familjen tuaj, duhet të shkoni tek mjeku juaj i lagjes, që njihet si
Mjek i Përgjithshëm (MP). Klinika e Mjekut të Përgjithshëm quhet Zyra e
Mjekut ose Qendra Shëndetësore.
Ju duhet të regjistroheni tek një Mjek i Përgjithshëm sa më shpejt të jetë e
mundur me qëllim që të përfitoni kujdesin mjekësor nëse keni nevojë për të.
Për tu regjistruar ju duhet të jepni emrin, datën e lindjes, adresën dhe numrin
tuaj të telefonit nëse keni. Punonjësi i përkrahjes sociale, i cili ju ndihmoi për
akomodimin, i di masat lokale që duhen marrë për regjistrimin.
Disa Mjekë të Përgjithshëm u kërkojnë të gjithë pacientëve të rinj që të bëjnë
një kontroll për shëndetin. Zakonisht ky kontroll bëhet nga një infermiere.
Është e rëndësishme që të shkoni në këtë takim madje edhe nëse ju ndjeheni
mirë.
Në qoftë se nuk mund të regjistroheni, mund ti kërkoni Kujdestarisë së
Kujdesit Primar lokal që t’ju regjistrojë.
Si mund të lë një takim?
Para se të vizitoni mjekun tuaj ose një nga infermieret në Qendrën
Shëndetësore zakonisht duhet të lini një takim personalisht ose me anë të
telefonit. Ju mund të kërkoni që të takoni një mjek ose mjeke ose një
infermiere, megjithëse kjo jo gjithmonë mund të jetë e mundur.
Ju mund t’ju duhet që të prisni disa ditë për një takim që nuk është urgjent.
Nëse mendoni se ju keni nevojë që të vizitoni një mjek në mënyrë urgjente i
thoni sportelistit në kohën që lini takimin, dhe mund ta bëni vizitën atë ditë

 

nëse është e përshtatshme. Nëse mjeku mendon se ju jeni shumë sëmurë
për të ardhur tek Qendra Shëndetësore, ai/ajo mund t’ju vizitojë në shtëpi.
Takimet me mjekun do të zgjasin pesë ose dhjetë minuta. Për çdo anëtar të
familjes që dëshiron të shkojë tek mjeku duhet të lini një takim të veçantë.
Ju lutemi të siguroheni që të arrini në kohë për takimin tuaj dhe në qoftë se
nuk jeni në gjendje që të merrni pjesë ju lutemi të siguroheni që ta anuloni atë.
Por në qoftë se unë nuk flas Anglisht?
Nëse keni nevojë për një përkthyes ju duhet ti thoni sportelistit në kohën që
lini takimin. Tregojini stafit se çfarë gjuhe flisni dhe ata do të angazhojnë një
përkthyes ose do të sjellin një për bisedën telefonike. Është e rëndësishme që
ju dhe mjeku të kuptoni njëri-tjetrin me qëllim që ai/ajo të bëjë një diagnozë të
saktë të problemit tuaj.
Kush tjetër punon me Mjekun tim të Përgjithshëm?
• Infermieret janë shumë të trajnuara në MB. Ato kujdesen për shumë
nevoja shëndetësore duke përfshirë vaksinimet, këshillime për
kontraceptimin, sëmundjet kronike të tilla si diabeti dhe japin këshilla të
përgjithshme mbi shëndetin.
• Mamitë kujdesen për gratë shtatzëna dhe për bebet e tyre të sapolindura.
Kujdesi para lindjes së bebes njihet si ‘para lindjes’ dhe mbas lindjes
‘mbas lindjes’.
• Infermieret e Vizitave janë infermiere të cilat specializohen në kujdesin e
fëmijëve dhe familjeve të tyre si dhe në ndihmën që u japin njerëzve për të
qenë të shëndetshëm. Ato mund të vijnë dhe t’ju vizitojnë në shtëpi.
Por nëse unë kam nevojë që të vizitoj një mjek specialist?

Mjeku juaj i Përgjithshëm zakonisht siguron pjesën më të madhe të kujdesit
shëndetësor dhe vendos nëse keni nevojë që të shkoni tek një mjek specialist
(një konsulent), ose nëse keni nevojë të shkoni në spital. Të gjithë në MB
duhet të presin për të bërë vizita tek këta mjekë specialistë.
Spitali do t’ju shkruajë për detajet e takimit tuaj. Ju duhet të kontaktoni
spitalin nëse keni nevojë që një përkthyes të jetë i pranishëm në takimin tuaj.
Takimet me spitalit ndonjëherë mund të jenë në spitale larg nga ku ju jetoni,
megjithëse ju mund të merrni ndihmë për kostot e udhëtimit nëse keni një
HC2.

 

Dosjet me të Dhënat e Pacientit.
Nëse ju kanë dhënë një Dosje të të Dhënave të Pacientit (libër blu), ju lutemi
mbajeni me vete sa herë që keni takim me mjekun ose infermieren.
Informacioni në këtë libër është për veten tuaj dhe për stafin e ShShK.
Askush tjetër nuk ka të drejtë të lexojë këtë libër.
Kush tjetër mund të më ndihmojë?
Ilaçet
Nëse mjeku kërkon që ju të merrni ilaçe ai/ajo do t’ju japi një recetë. Çojeni
recetën në një farmaci ose dyqan ilaçesh. Për të marrë ilaçe falas, ju duhet
formulari HC2. Farmacisti mund t’ju japi këshilla për trajtimin e problemeve të
vogla shëndetësore. Disa ilaçe mund të blihen nga farmacisti pa ndonjë
recetë, duke përfshirë disa lehtësues dhimbjesh dhe ilaçe për kollën.
Kujdesi Dentar
Nëse keni problem me dhëmbët tuaj ju duhet të shkoni tek dentisti. Për të
përfituar trajtim dentar nga ShShK ju duhet të regjistroheni tek një dentist.
Nëse keni probleme me regjistrimin tek dentisti ju mund të kontaktoni
shërbimin telefonik NHS Direct, ose Kujdestarinë e Kujdesit Primar lokal.
Shikimi
Nëse keni nevojë për kontroll të syve ose keni nevojë për syze të reja
(gjyzlykë) lini takim me mjekun e syve. Ata kanë klinika në shumicën e
qendrave të qytetit. Formulari HC2 mbulon koston e kontrollit të syve dhe
disa syze: pyesni mjekun e syve në lidhje me këtë.
Kur Qendra Shëndetësore e Mjekut të Përgjithshëm është e mbyllur
Qendrat Shëndetësore të Mjekëve të Përgjithshëm zakonisht janë të hapura
nga ora 0830 deri në 1830 nga e Hëna në të Premte. Të gjitha orët e tjera –
natën, të Shtunën ose të Dielën dhe në festat publike – ndihma mjekësore
është e disponueshme për probleme shëndetësore që nuk mund të presin
derisa të hapet qendra shëndetësore e Mjekut të Përgjithshëm.
Për të marrë ndihmë ju mund të telefononi shërbimin lokal mbas orarit të
punës në numrin e mëposhtëm, dhe mund të merrni këshilla nëpërmjet
telefonit. Mund t’ju kërkohet që të shkoni tek qendra shëndetësore e mjekut
të përgjithshëm, ose mund të vizitoheni nga një profesionist mjekësor në
shtëpinë tuaj.
Gjithashtu mund ti telefononi shërbimit telefonik NHS Direct në numrin 0845
46 47 për këshilla mbi shëndetin ose për ndihmë mjekësore kur qendra
shëndetësore është e mbyllur. Do të kushtojë shumë më pak nëse përdorni
linjë tokësore, për shembull nga një kabinë telefonike, sesa nga një telefon
celular.

 

Nëse nuk flisni Anglisht, shërbimi telefonik NHS Direct dhe shërbimi mbas
orarit të punës mund t’ju sigurojë një përkthyes. Ajo çka ju duhet është që të
thoni në Anglisht gjuhën që ju do të preferonit të përdornit në fillim të
telefonatës tuaj. Nëse nuk flisni aspak Anglisht kërkojini një shoku ose të
afërmi, ose punonjësi të ndihmës sociale që ta bëjë telefonatën për ju dhe
prisni derisa një përkthyes të jetë në linjë para se të përshkruani problemin
tuaj. Ju do të pyeteni për detaje të tilla si emri dhe adresa juaj: ky informacion
është i rëndësishëm dhe nuk i jepet asnjë njeriu tjetër.
Çfarë të bëjmë në Rast Emergjence
Në rast emergjence, nëse ju ose dikush me ju sëmuret seriozisht dhe nuk
mund të presë derisa të hapet qendra shëndetësore e Mjekut të Përgjithshëm,
ju mund të telefononi në numrin 999 (pa pagesë) për një ambulancë, ose të
shkoni tek Departamenti i Aksidenteve dhe Emergjencave në spitalin tuaj
lokal. Megjithatë, ky shërbim është vetëm për raste e emergjencave. Mos e
përdorni Departamentin e Aksidenteve dhe Emergjencave për probleme të
vogla mjekësore.

ABOUT THE NHS
ALBANIAN
OCTOBER 2005
HEALTH & HOUSING RESOURCES. UNIT 39 CONCOURSE HOUSE
DEWSBURY ROAD LEEDS LS11 7DF
T. 0113 2770999 F. 0113 2704753

email <1kelvin@healthandhousing.org>
Detajet e kontaktit për Mjekun e Përgjithshëm ose skuadrën e
shëndetit të strehimit lokal:
Për të kontaktuar shërbimin telefonik NHS Direct për këshilla mbi
shëndetin, telefononi : 0845 46 47
Për të kontaktuar shërbimin lokal mbas orarit të punës, për ndihmë
mjekësore kur qendra shëndetësore e Mjekut të Përgjithshëm është e

Opening Times

  • Monday
    08:00am to 06:30pm
    Appointments are available on a Monday evening with our GP - please book these with Reception.
  • Tuesday
    08:00am to 06:30pm
  • Wednesday
    08:00am to 06:30pm
    Early Appointments are available on a Wednesday Morning with our Practice Nurse and HCA - please book these with Reception.
  • Thursday
    08:00am to 06:30pm
  • Friday
    08:00am to 06:30pm
  • Saturday
    CLOSED
  • Sunday
    CLOSED
NHS A-Z Conditions
Find Local Services
Live Well